Site icon Telegrafi

Plomp: Sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit

Në tryezën e rumbullakët të organizuar nga Transparency International, ambasadori holandez, Wouter Plomp, tha se demokracia është në duar të qytetarëve, e jo të partive politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shpresonë që sa më shumë qytetarë të shfrytëzojnë mundësinë e tyre të votimit më 11 dhjetor, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas tij, demokracia nuk është vetëm votim, njëherë në katër vjet, ose një herë në zgjedhje të parakohshme, ndërkaq vendimet miren çdo ditë, prandaj qytetarët duhet të njoftohen, pasi që këto vendime ndikojnë mi ata.

Më tej, Plomp shtoi se këtë njoftim duhet ta bëjnë mediat e pavarur dhe sektori qytetar./Telegrafi/

Exit mobile version