Telegrafi

PLK përkrah listën e LDK-së dhe Osmanin për kryeministre

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe Skender Gashi, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës (PLK) kanë nënshkruar të mërkurën marrëveshjen, sipas të cilës elektorati i PLK-së do të përkrahë listën e kandidatëve të LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit dhe Vjosa Osmanin në garën për kryeministre.

“Lus elektoratin e Partisë Liberale të Kosovës që në zgjedhjet e 6 tetorit të përkrahin Lidhjen Demokratike të Kosovës me numër 134 dhe kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin”, ka thënë Gashi.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i PLK-së, shoqërohej edhe nga nënkryetari i PLK-së, Ismail Bekteshi, anëtarë të kryesisë dhe kryetarë të degëve të kësaj partie.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Shtabit Zgjedhor, Lutfi Haziri, janë zotuar për partneritet me PLK-në në interes të qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/