Grupi i tifozëve prishtinas ‘Plisat’ vazhdojnë të kundërshtojnë transferimin e Drilon Hajrizit nga KB Prishtina.
Ata nëpërmjet faqes së tyre në Facebook, i kanë bërë edhe një herë të ditur KB Prishtinës se ata nuk do të tërhiqen, duke treguar se opsioni i vetëm është largimi i basketbollistit mitrovicas.
Më poshtë keni njoftimin e Plisave:
Njoftim:
Faqja zyrtare e KB Prishtina është duke i fshirë të gjitha komentet të cilat po bëhen kundër transferimit të Drilon Hajrizit në KB Prishtina.
I’u bëjmë me dije se kundërshtimi jonë nuk do të mbetet vetëm këtu, nuk ka forcë që e ndalë zërin tonë.
Drilon Hajrizi nuk do të luaj në Prishtinë dhe pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZADSVxozIII