Grupi i tifozëve në Prishtinë, Plisat, kanë njoftuar se ka ndërruar jetë anëtari i tyre, Genc Gara.
Në njoftimin e bërë nga Plisat thuhet se, Genc Gara ka ndërruar jetë pas goditjeve që ka marrë nga një makinë në Fushë Kosovë.
“Pas një beteje disa ditore për jetë, sot Plisat, Prishtina dhe kombëtarja jonë, do të kenë një anëtar më pak. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Genc Gara pak orë më parë ka ndërruar jetë. Ditë më parë Genci u godit nga një makinë në Fushë Kosovë. Për varrimin e të ndjerit do t’ju njoftojmë me kohë. Ngushëllime familjes, miqve dhe Plisave”, thuhet në njoftim./Telegrafi/