Site icon Telegrafi

“Plisat” ndërprenë ndeshjen Itali-Shqipëri, shkak revolta ndaj Armando Dukës (Foto/Video)

Janë tifozëria e zhurmshme dhe me nam nga Prishtina, “Plisat”, të cilët kanë publikuar në faqen e tyre zyrtare një video ku shihen qartë tymueset dhe fishekzjarrët e hedhura në fushën e stadiumit “Renzo Barbera” në Palermo ku u zhvillua ndeshja Itali-Shqipëri.

Ndeshja e shumëpritur Itali-Shqipëri e luajtur në Palermo, u ndërpre për disa minuta, kur rezultati ishte 1-0 në favor të vendasve.

E gjithë kjo erdhi si pasojë e hedhjes së tymueseve dhe fishekzjarrëve të hedhura në tribunë dhe në fushë nga tifozët shqiptarë që kishin udhëtuar në Palermo për ta parë nga afër kombëtaren shqiptare.

Lexo po ashtu Ndërpritet ndeshja Itali – Shqipëri (Foto)

Pas kësaj, gjyqtari vendosi të ndërpres përkohësisht ndeshjes, ndërsa disa herë u thirr me altoparlant për qetësimin e situatës, por kjo ndodhi vetëm pas 15 minutave, ku gjyqtari vendosi ta vazhdoj ndeshjen teksa Itali shënoi edhe golin e dytë kundër kuqezinjve dhe fituan në fund me rezultat 2-0.

Ishin tifozëria e zhurmshme dhe me nam nga Prishtina, “Plisat”, që hodhën tym në stadiumin e “Renzo Barbera” dhe si pasojë u ndërpre ndeshja për disa minuta, shkruan Telegrafi.

Momenti kur Plisat fillojnë ndezjen e tymëseve dhe fishekzjarrëve

Megjithatë, duke se ky irritim i tifozëve prishtinas ka një arsyeje dhe kjo justifikohet nga ata si një formë proteste ndaj FSHF-së dhe kryetarit të saj Armando Duka.

Pamja e tymit nga larg!

Kjo formë e protestës vjen nga një inat i vjetër me FSHN-në, sepse kur ndeshjet e kombëtareve zhvillohen në Shqipëri , tifozët keqtrajtohen, teksa policia e shtetit me urdhrat e Federatës bën kontrolle te rrepta, kur në disa raste nuk u japin bileta.

Kështu dukej ‘Renzo Barbera’ kur gjyqtari vendosi ndërprerjen e përkohshme!

Kulmi i inatit mendohet të jetë ndeshja me Izraelin, ku Shqipëria humbi në vend të saj me rezultat 3-0, aty ku “Plisat” nuk u lejuan të hynë në stadium. /Telegrafi/

Exit mobile version