Site icon Telegrafi

Plisat kallin Lensin, këndojnë ‘Unë ty të kam nënë, ti mu djalë më ke’ (Video)

Një numër i konsideruar nga tifozët e Prishtinës, Plisave, gjenden në Francë për përkrahjen e kombëtares sonë në Euro 2016.

Gjatë udhëtimin të tyre drejt stadiumit, me tu bllokuar nga kolona e madhe e veturave në autostradë, Plisat kanë filluar këngën duke ndezë edhe mjete piroteknike.

“Shqipëri alle, Shqipëri alle. Unë ty të kam nënë, ti mu djalë më ke. Shqipëri alle”, ishte kënga që tifogrupi nga Prishtina e këndonte duke krijuar edhe atmosferë.

Ndryshe, ndeshja e Shqipërisë përball Zvicrës do të filloj në ora 15:00 /Telegrafi/

Exit mobile version