Grupi i tifozëve ‘Plisat’ kanë reaguar ndaj deklaratave nga polica e Kosovës se në autobusin e tyre janë gjetur 33 shishe koktej molotovi.
Ky grup i tifozëve ishin të pranishëm për pak minuta në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë për të përkrahur Sigal Prishtin në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll ndaj Trepçës, por ata u larguan palestra prej policisë, e gjitha kjo pas tensioneve me tifozët kundërshtar.
Por, nuk ka vonuar edhe reagimi i ‘Plisave’ të cilët kanë dalë kundër deklaratave të policisë, kur thuhet se ata posedonin 33 shishe koktej molotovi.
“Ne vend se te gjejne fajtorin kryesor per sulmin qyqar qe iu be Plisave, lojtareve dhe stafit te KB Prishtines nga persona qe shfrytezuan terrin, gurret dhe te qenit ne shtepi te tyren, dikush po perpiqet qe te ndaje fajin mes te gjitheve ne menyre te barabarte, si rruge me e pershtatshme per ikjen nga pergjegjesia”, thuhet në reagimin e Plisave.
“Ne kete kontekst po plasohet edhe lajmi per gjetjen e shisheve me koktej molotovi ne njerin prej autobuseve me te cilin po barteshin Plisat. Me kete rast ne hedhim poshte kete pretendim, kerkojme nga organizatori i turneut te na kompenzoje demin material qe erdhi si rezultat i deshtimit te organizimit te tyre, e mos te perpiqen qe paaftesine e tyre ta fshehin me gënjeshtra”. (sic)