Klubi i tifozëve të Prishtinës, “Plisat” kanë bojkotuar ndeshjen e parë në gjysmëfinalen ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Kjo për arsye se kur Prishtina fitoi titullin e Ligës Ballkanike ditë më parë ajo u përfaqësua me flamur shtetëror, dhe jo me atë kombëtar, siç është dëshira e “Plisave” dhe se nuk u organizua festë në kryeqytet.
Një bojkot i tillë ishte paralajmëruar edhe nga lideri i “Plisave”, Albert Kastrati, që kishte ironizuar me kryesinë e klubit për shkak se nuk kishte organizuar festë në Prishtinë për titullin e Ligës Ballkanike, transmeton Koha.net.
“Na falni krejt atyne qe me keni shkru qe a kan me festu titullin klubi .e sja kam kthy, po ju kallzoj disa njerz te klubii kan probleme familjare, e disa Mirije Braha kish kto dit koncerte neper evrop dhe kan shku me kcy brek dance per ata edhe nuk osht festu, kshtu qe te merkuren krejt ne stadion, kupa e Kosoves , Prishtina- Llapi”, ka shkruar ai.
Gjatë takimit me Bashkimin, që aktualisht po zhvillohet në Pallatin e Rinisë, po ashtu ka pasur konfrontim mes trajnerit të Prishtinës, Antonis Constantinides, dhe Jason Washburnit pas zëvendësimit të këtij të fundit.