Telegrafi

Plagoset një 23 vjeçar në Prizren

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në fshatin Mamushë të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shyqri Bytyçi ka konfirmuar për Telegrafin se konflikti ka nisur mes disa familjareve.

“Dje më datë 06.05.2023 rreth orës 20:00, 8-9 persona familjar në mes vete kanë shkuar në një lokal në Mamushë , aty ata kanë sulmuar viktimën F.M. dhe familjarët e tij. Njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën I.B. 23 vjeçar” theksoi ai.

Bytyçi bëri të ditur se policia ka dal në vendngjarje dhe është  duke u marrë me rastin.

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë. /Telegrafi/