Site icon Telegrafi

“Plepi” dhe turku largohen nga “O Sa Mirë” (Foto)

Seriali i njohur “O Sa Mirë” vazhdon të jetë një ndër serialet më të ndjekura nga publiku, të zhanrit komedi.

Seriali i cili mbledh aktorët e shumë qyteteve shqiptare në një vend, ka patur të njejtin sukses edhe në sezonin e tij të katërt.

Lexo po ashtu Një tjetër episod argëtues i "O Sa Mirë" që s'duhet humbur (Video)

Megjithatë, është raportuar së fundmi se disa aktorë nuk do të jenë më pjesë e tij.

Erblina Ajazi, e njohur ndryshe si “Plepi” që luante në rolin e Ganimetes, është larguar nga ky serial për shkak të disa angazhimeve në fushën profesionale.

Aktorja Erblina Ajazi, e njohur si “Plepi” në rolin e Ganimetes, në serialin “O Sa Mirë”.

Gjithashtu Telegrafi mëson se edhe aktori Rifat Smani, i cili njihej për rolin e turkut, nuk do të jetë më pjesë i serialit, për shkak të disa arsyeve personale.

Lexo po ashtu Prej Zvicrës në serialin “O sa mirë”

Në vend të tyre, në “O Sa Mirë” është pozicionuar një aktor i ri nga diaspora, Ridvan Murati, i cili do të ketë një rol të përafërt me “Llukmanin” nga lugina e Preshevës. /Telegrafi/

Exit mobile version