Në faqen e tyre të internetit, Plenumi Studentor është distancuar nga ”qëndrimet publike dhe private” të Ivana Tufekxhiq, e cila është renditur e 9-ta në listën e LSDM-së për deputetë, në njësinë zgjedhore 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Plenumi hedh poshtë shkrimet për përfhsirjen e një përfaqësuesi të tyre në listën e Zoran Zaevit, duke theksuar se ky plenum nuk ka përfaqësues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Megjithatë, Tufekxhiq konsideron se kjo ”luftë” do të jetë më e rëndësishme, duke theksuar se kandidatura e saj është një hap i madh për të, por edhe përgjegjësi para të gjithë atyre që e njohin dhe e përkrahin ose nuk e përkrahin.
Ajo shtonë se gjithçfarë ka folur në këto dy vite, do të ketë mundësi që ta mbrojë në kuvend./Telegrafi/