„Të premten, 12.08, në ora 11 të tubohemi para platesë së UKM dhe me transport dhe mjete të organizuara të nisemi drejt vendeve të prekura“, kanë apeluar nga Plenumi studentor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pas bisedës me banorët e zonave të vërshuara në Shkup, ndihmë më e madhe nevojitet në forcë fizike për pastrimin e baltës, rrënojave dhe ujit nga shtëpitë e tyre, e gjithë me qëllim që sa më shpejtë ti kthejnë në funksion, thonë nga Plenumi studentor.
“Ne nuk kemi makineri por të gjithë kemi zemër dhe vullnet që me çizme gome, doreza dhe lopata të ndihmojmë. Së bashku, ne studentët, forca më e re, tu ndihmojmë bashkëqytetarëve tanë nga vendbanimet më të prekura nga moti i keq”, thuhet në apelin e PS.
Nga Plenumi studentor i UKM paralajmërojnë edhe një kërkesë deri te Rektorati përmes të cilës do të kërkojnë që çdo student nga zonat e prekura të lirohet nga participimi për vitin shkollor 2016/2017./Telegrafi/