Plenumi i mësimdhënësve përmes peticionit online Change.org kërkon heqjen e testimit ekstern, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Asnjëherë nuk është zbatuar një analizë për rezultatet e testimit ekstern. Nxënësit, mësuesit dhe prindërit besojnë se kjo është një stres shtesë për të gjithë ata pa ndonjë rezultat në përmirësimin e procesit arsimor”, shkruan
në peticion, e cila deri tani ka 150 nënshkrues.
Vitin e fundit në lidhje me heqjen e testimit ekstern, nxënësit në Maqedoni kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. MASH ka reaguar se testimi nuk do të hiqet, por do të bëhen reforma ku do të marrin pjesë studentë, prindër dhe mësues. /Telegrafi/