(E plotësuar) Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, takimi i radhës i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte së bashku me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Në komunikatën e lëshuar nga Kryeministria thuhet se zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti institucional që ka njohur Kosova në tre vitet e fundit u diskutua në këtë takim e ku Kryeministri Kurti potencoi politikat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura.
Palët vijuan bisedën rreth fuqizimit të bashkëpunimit mes shteteve tona, të fokusuar në fusha të ndryshme e me rëndësi madhore për ne siç është edhe ajo e arsimit.
Kryeministri Kurti e falënderoi Kryeministrin Plenkoviq për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Kroacisë ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, e ku Kroacia edhe ka kontribuar përmes rritjes së prezencës së saj brenda trupave të KFOR-it. U vlerësua lartësisht dhe përkrahja e vazhdueshme e Kroacisë për Kosovën sa i përket dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, thuhet në komunikatë.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në një postim në “X” ka shkruar se me Kurtin kanë biseduar për situatën në rajon.
“Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti diskutova për situatën në rajon. E përgëzova për heqjen e regjimit të vizave si dhe i shpreha mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Plekonviq.
Kryeministri korat tutje ka shtuar se Kroacia dhe Kosova do të vazhdojnë me forcimin e bashkëpunimit ekonomik. /Telegrafi/
S predsjednikom Vlade Kosova @albinkurti raspravio sam o situaciji u susjedstvu. Čestitamo na ukidanju viznog režima i izražavamo podršku za članstvo u @coe, kao i na
putu prema EU. Nastavljamo jačati gospodarsku suradnju 🇭🇷🇽🇰! #wef24 pic.twitter.com/xMBWiBZseo— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) January 17, 2024