Partia Liberal-Demokratike (PLD) ka reaguar ndaj siç thonë ”hetimit njëdimensional” të njeriut të parë të Prokurorisë themelore, Marko Zvërlevski, duke e quajtur si ”kështjellën e fundit të regjimit të Nikolla Gruevskit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për PLD-në, hetimi për krime dhe korrupsion zgjedhor vetëm në disa komuna paraqet hetim të pjesërishëm, ndërkaq konsideron se PTHP-ja është ngatërruar në politikat e OBRM-PDUKM-së.
”Zvërlevski e vërteton pamjen reale të gjyqësorit dhe prokurorisë së kontrolluar në Republikën e Maqedonisë nga ana e qeverisë në ikje”, thuhet në reagimin e PLD-së.
Njiherit PLD-ja thotë se angazhohet për reforma thelbësore në tërë sistemin juridik të Maqedonisë, si pjesë e raportit të PRIBE-së, ku do të duhet të përfshihet edhe Prokuroria themelore publike./Telegrafi/