Nikica Korubin, në njësinë zgjedhore numër 1, Stefan Minoski në të dytën, Juliana Nikollova në të tretën, Jasmina Porkojeviq-Milenkoviq në të katërtën dhe Goran Milevski në njësinë zgjedhore numër 5, janë deputetët e PLD-së si pjesë e koalicionit me LSDM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pozicion për të fituar gjenden lideri i partisë Milevski në njësinë zgjedhore numër 5, si dhe Nikollova nga partia Unioni i Grave në njësinë zgjedhore numër 3./Telegrafi/