Edhe nga PLD kanë komentuar veprimet e fundit ku OBRM-PDUKM ka vendosur të shkojë në zgjedhje e vetme, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria e cila është sinonim i krimit dhe korrupsionit me abolimin anti kushtetues dhe anti juridik po kërcënohet dhe po bën tregti për të ikur nga duart e drejtësisë.
Abolimi për kriminelët e privilegjuar nga pushteti duhet që të tërhiqet, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare të shtyhen deri në krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, demokratike dhe kredibile.”, thonë nga PLD-ja./Telegrafi/