Ajri i ndotur kohëve të fundit në Shkup jashtë normave të caktuara me standardin evropian ka shkaktuar shumë shqetësim tek qytetarët dhe reagime të njëpasnjëshme. Nga PLD thonë se lëvzija e veturave të vjetra, ndërtimet e përballueshme dhe të tepruara të cilat janë në kundërshtim me standardet ekologjike, pamëshirshëm shkatërrojnë gjelbërimin dhe përdorimi i tepruar i lëndëve djegëse fosile vlejnë si arsye kryesore për përkeqësimin e cilësisë së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Nga ana tjetër, infrastruktura e keqe e rrugëve, jondërtimi i nënkalimeve, kaosi në komunikacionin e qytetit dhe një seri faktorë tjerë çdo ditë po e bëjnë ajrin më të papastër dhe mbi maksimalen e grimcave PM10, dhe shpesh herë edhe 20 herë më shumë se e lejuara, para se gjithash në Shkup, Tetovë, Manastir por edhe në shumë qytete tjera. Në vend se të investohet në ambientin jetësor dhe në shëndetin e qytetarëve, qeveria me naivitet, investon një sërë projektesh joproduktive, siç janë fasadat baroke, rrota panoramike, shelgje dhe galera’, shtojnë nga PLD ndër të tjera. /Telegrafi/