Partia Liberal Demokratike (PLD) shpreh shqetësimin për ngjarjet në kopshtin zoologjik të Shkupit dhe kërkon përgjegjësi për skandalin e fundit të vdekjes së elefantit “Daela”.
Meqenëse ky nuk është rasti i parë, le të kujtojmë, thonë nga partia, se vetëm pak muaj më parë kanë ngordhur gjirafat, tigresha, pinguini, thertorja me kuajt dhe është çështje kohe se cila kafshë do të jetë në rend, duke pasur parasysh trajtimin dhe kushtet që i pranojnë kafshët nga drejtori dhe menaxhmenti i kopshtit zoologjik nën menaxhimin e drejtpërdrejtë të kryetares Danella Arsovska dhe qytetit të Shkupit.
PLD kërkon zbardhjen e menjëhershme të rastit dhe transparencë nga organet kompetente lidhur me këto incidente për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e kafshëve në Kopshtin Zoologjik, si dhe të vizitorëve që shfrytëzojnë këtë vend për rekreacion.
Partia e Monika Zajkovës kërkon dorëheqjen e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, për shkak të, siç akuzojnë, menaxhimit katastrofik të institucioneve të qytetit dhe pamundësisë për t’u marrë me problemet e qytetit./Telegrafi/