Telegrafi

Plazhi Jaz në Mal të Zi, është votuar si më i miri në Evropë

I vendosur në një gji të detit Adriatik, plazhi Jaz që ka formën e gjysmëhënës, e 1.200 metra hapësirë, është zgjedhur nga Lonly Planet si më i miri, duke lënë pas plazhet në Portugali, Gjermani, Spanjë dhe Greqi.

Ky plazh që ndodhet afër Budvës, nuk është shumë i frekuentuar nga banorët e Evropës Perëndimore, të cilët kërkojnë vende me më shumë aktivitete gjatë pushimeve të tyre, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, meqenëse në këtë vend po zhvillohet Sea Dance Festival, shumë njerëz kanë shprehur dëshirën të jenë pushues aty. /Telegrafi/