Me ngritjen e temperaturave, amerikanët zor se po mund t’i përmbahen thirrjeve të zyrtarëve për të qëndruar të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre për shkak të coronavirusit, e këtë gjë së miri e dëshmojnë pamjet e filmuara nga plazhet e bukura të Kalifornisë që ishin të stërmbushura gjatë vikendit të kaluar.
Ata lëre që ishin në numër shumë të madh, por as që e respektonin distancën sociale. Atmosferë e ngjashme ishte edhe në Newport dhe Huntington, ku pavarësisht thirrjeve të guvernatorit Gavin Newsome të respektojnë masat e kufizimit të lëvizjes, qytetarët ia kishin mësyrë plazheve, transmeton Telegrafi.
California crowds head to the beach despite stay-at-home orders pic.twitter.com/JA4oYmbdv1
— CGTN (@CGTNOfficial) April 26, 2020
“Kurba në Kaliforni mund të bie vetëm nëse qëndrojmë nëpër shtëpitë tona dhe respektojmë distancën sociale. Keni fuqinë të shpëtoni jetë njerëzish”, kishte shkruar guvernatori në Twitter.
Në anën tjetër, policia në Pacific Groove ka mbyllur plazhin pasi që qytetarët nuk kanë respektuar masat e kufizimit, e në San Diego tre persona janë arrestuar pasi kanë protestuar kundër mbylljes së plazheve.
Plazhet e bukura të Los Angeles, shëtitoret dhe këndet e lojërave po vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, kurse policët duke patrulluar me kuaj po sigurohen që të mos ketë qytetarë nëpër plazhe. /Telegrafi/