Site icon Telegrafi

Platforma kineze JD.com në Ditën e Beqarëve për 5 minuta shet 10 mijë iPhone 11 Pro

Gjiganti kinez i tregtisë elektronike JD.com, ka raportuar se nga data 1 nëntor deri në ora 9 e ditës së hënë ka shitur rreth 24 miliardë dollarë mallra.

Menjëherë pas mesnatës së ditës së hënë, JD.com thotë se për 45 sekonda ka shitur 10 mijë orë të mençura Huawei GT2, mbi 10 mijë iPhone 11 pro për pesë minuta, 10 mijë pjatalarëse për tetë minuta dhe telefona Huawei Mate 30 pro 5G për 15 minuta, përcjell Telegrafi.

Sipas kompanisë, pajisjet elektronike, ushqimi dhe sendet shtëpiake ishin kategoritë më të kërkuara në mesin e konsumatorëve.

Shitjet e TV-ve prej 70-inç u rritën me 400 për qind për periudhën 1-10 nëntor.

Lexo po ashtu Dita e Beqarëve thyen rekordin e shitjeve, Alibaba për 8 orë shpërndanë mbi 100 milionë pako të shitura

Po ashtu, Alibaba kishte njoftuar se për 8 orë ka shpërndarë mbi 100 milionë pako të shitura. /Telegrafi/

Exit mobile version