Telegrafi

Platforma ”Hajde”: Nga sot, Kushtetuta e vendit është e vdekur

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, platforma qytetare ”Hajde” konsideron se është vrarë Kushtetuta e vendit dhe se nga sot kjo Kushtetutë ka vdekur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo platformë i konsideron ”gjykatës tefterash” ata që pranuan këtë ndryshim, edhe atë fshehtas nga opinioni publik, duke i konsideruar si pjesëmarrës në krimin dhe banditizmin e pushtetit të tanishëm.

Më tej, platforma ”Hajde” kërkon dorëheqjen e këtyre gjykatësve, duke quajtur edhe si të dëgjueshmit e qeverisë, por edhe reagim dhe veprim energjik të gjykatësve të cilët ishin kundër këtij vendimi, sipas tyre, të turpshëm./Telegrafi/