Telegrafi

Platforma e stacionit të autobusëve mbushet papritmas me shumëkëmbësh (Video)

Të pranishmit në një stacion autobusësh në Hangzhou të Kinës, kanë mbetur të befasuar nga numri madh i shumëkëmbëshave që dolën papritmas në platformë.

Nuk dihet pse u grumbulluan insektet, që krijuan kolonën e gjatë afro 200 metra, transmeton Telegrafi.

Derisa ishte thënë se kjo ishte shenjë e tërmetit, ekspertët i kanë hedhur poshtë këto pretendime, por nuk kanë bërë të ditur se çfarë është ky fenomen.

“Mund të jetë shkaktuar nga shumimi i tepërt, ndërsa moti i nxehtë ka bërë që të dalin nga vendbanimi tyre”, thuhet në raport lidhur me rastin. /Telegrafi/