Të pranishmit në një stacion autobusësh në Hangzhou të Kinës, kanë mbetur të befasuar nga numri madh i shumëkëmbëshave që dolën papritmas në platformë.
Nuk dihet pse u grumbulluan insektet, që krijuan kolonën e gjatë afro 200 metra, transmeton Telegrafi.
Derisa ishte thënë se kjo ishte shenjë e tërmetit, ekspertët i kanë hedhur poshtë këto pretendime, por nuk kanë bërë të ditur se çfarë është ky fenomen.
“Mund të jetë shkaktuar nga shumimi i tepërt, ndërsa moti i nxehtë ka bërë që të dalin nga vendbanimi tyre”, thuhet në raport lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/bzejgP5KC_8