Site icon Telegrafi

Plasin polemikat në Spanjë, Messi tentoi ta godiste gjyqtarin, u desh të ndëshkohej me të kuq

Barcelona nuk e ka nisur siç është më së miri edicionin e ri në La Liga.

Në gjashtë ndeshjet e para, Barça ka marrë dy fitore, dy barazime e dy humbje.

Ndeshjen e mbrëmshme, katalunasit nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Alaves.

Gjithsesi ajo që ka marrë vëmendje të madhe mbrëmë ka qenë momenti i minutës së 40-të.

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi i nervozuar në një moment ka goditur topin në drejtim të gjyqtarit.

Gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi argjentinasin me karton të verdhë, por në Spanjë tani kanë plasur polemikat duke thënë se Messi ka merituar të përjashtohet.

Edhe gjyqtari ndërkombëtar Olivier Andujar ka thënë se Messi meritonte kartonin e kuq direkt.

“Messi duhej të ndëshkohej me të kuq, edhe nëse topi nuk godiste gjyqtarin Hernandez. Me veprimin e tij, kërkon të kërcënojë gjyqtarin dhe kjo sjellje meriton të kuqin direkt”, ka thënë Andujar.

Gjithsesi edhe nëpër mediat e ndryshme spanjolle është raportuar se Messi është falur në këtë rast nga gjyqtari, pasi meritonte direkt kartonin e kuq. /Telegrafi/

 

Exit mobile version