Telegrafi

Plasaritje te Franca: Injorimi total i Martialit ndaj Kylian në takimin ndaj Kazakistanit

Anthony Martial nuk ishte aspak i lumtur në momentin që liroi vendin për Kylian Mbappen në përballjen e Francës.

Gjelat morën fitoren e parë në këto kualifikime, duke mposhtur kazakët me rezultat 2-0.

Golat për francezët i shënuan Ousmane Dembele dhe një autogol i realizuan nga Seregyu Maliy.

Lexo po ashtu Fitore komode e Francës në udhëtim te Kazakistani

Mirëpo, Mbappe që u inkuadrua në minutën e 59-të në ndeshje, në vend të Anthony Martialit, u injoruar nga ky i fundit.

Ylli i PSG-së i zgjati dorën atij të Manchester Unitedit, mirëpo mbeti i shtangur, derisa vazhdonte ta shikonte nga mbrapa.

Kujtojmë se Mbappe dështoi nga pika e bardhë në minutën e 75-të, pasi portieri i Kazakistanit e ndaloi të futej në listën e realizatorëve. /Telegrafi/