Anthony Martial nuk ishte aspak i lumtur në momentin që liroi vendin për Kylian Mbappen në përballjen e Francës.
Gjelat morën fitoren e parë në këto kualifikime, duke mposhtur kazakët me rezultat 2-0.
Golat për francezët i shënuan Ousmane Dembele dhe një autogol i realizuan nga Seregyu Maliy.
Mirëpo, Mbappe që u inkuadrua në minutën e 59-të në ndeshje, në vend të Anthony Martialit, u injoruar nga ky i fundit.
Ylli i PSG-së i zgjati dorën atij të Manchester Unitedit, mirëpo mbeti i shtangur, derisa vazhdonte ta shikonte nga mbrapa.
Kujtojmë se Mbappe dështoi nga pika e bardhë në minutën e 75-të, pasi portieri i Kazakistanit e ndaloi të futej në listën e realizatorëve. /Telegrafi/