Telegrafi

Plas tradhtia në “Big Brother” , dy çifte ndërrojnë partnerët (Foto)

Gjatë drekës Musa dhe Dona po bisedonin ku do i kalojnë pushimet pas daljes nga “Big Brother”. Dhe teksa dukeshin shumë të dashuruar me njëri tjetrin, fill pas kësaj ka plasur tradhtia.

Lojën e filloi Musa nga njëra anë i cili kërkon të bëjë xheloze Donën dhe Xheni nga ana tjetër që kërkon të bëjë xheloz Benardin. Xheni dhe Musa shtrihen së bashku në krevat ndërsa Musa i thotë asaj se sot do ngelë pa krevat.

“Ky tjetri (për Benardin) më ka harruar komplet. A i ndërrojmë çiftet?”, i thotë Xheni Musës ndërkohë që ky kur sheh Donën duke ardhur largohet nga Xheni.

Dona futet mes të dyve dhe Xheni largohet. Por nuk ka mbaruar me kaq. Ka qenë radha e Donën. Musa ngrihet dhe Xheni shkon ta puthë. Ndërsa Benard shkon puth në faqe dhe përqafon Donën.