Telegrafi

Plas sherri në finale, Banega ia përmend parukën Contes dhe trajnerin italian e tradhtojnë nervat: Do të pres këtu pas ndeshjes

Sevilla dhe Inter kanë zhvilluar një finale spektakolare në Ligën e Evropës.

Megjithatë trofeu shkoi në Spanjë, pasi klubi spanjoll triumfoi me rikthim 3-2.

Por një përleshje ka ndodhur në fushë mes mesfushorit argjentinas Ever Banega dhe trajnerit të Interit, Antonio Conte.

Gjithçka ndodhi në minutën e 16-të të sfidës, kur Interi pretendonte për një penallti të dytë pas prekjes me dorë në zonë nga Diego Carlos, por si italianët nuk mendoi gjyqtari i ndeshjes.

Conte u shfaq i nervozuar me vendimin e gjyqtarit, teksa Banega u afrua afër tij dhe e tërboi edhe më shumë.

“Më lerë pak ta shoh parukën”, ishin fjalët e argjentinasit i cili bënte me dorë në flokët e Contes.

Kaq ka mjaftuar që Conten ta tradhtojnë nervat dhe t’i vërsulet argjentinasit, por u ndalua nga stafi i tij.

Trajneri italian nuk është përmbajtur fare teksa ka kërcënuar argjentinasin se do ta pres pas ndeshjes për t’i qëruar hesapet.

Jesus Navas dhe Ever Banega  (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Ky kërcënim i Contes u dëgjua nga gjyqtari kryesor që vendosi ta ndëshkoj me karton të verdhë trajnerin.

Megjithatë nga kjo përplasje, në fund i fituar doli Banega pasi shpëtoi pa karton, por edhe ngriti në fund të ndeshjes trofeun e Ligës së Evropës. /Telegrafi/