Site icon Telegrafi

Plas në Big Brother, kap gruan në krevat me Danielin (Foto)

Lupçe, personi i cili ka hyrë në Big Brother me bashkëshorten e tij Keterinën, gjatë ditës së sotme është bërë xheloz.

Dhe molla e sherrit është Danieli, djali nga Tropoja në këtë edicion të 9 të Big Brother Albania.

Lupçe nuk është ndjerë mirë kur ka parë në të njëjtin krevat me Danielin, gruan e tij, Katerinën.

Lexo po ashtu Përmbledhje ditore e Big Brother Albania: Ledhatime, puthje dhe debate (Video)

“Pse nuk del jashtë?”, i thotë ai asaj.

“Nuk dua! Aty ku e ndjej veten mirë rri”, i përgjigjet ajo. Por Lupçe këmbëngul dhe i thotë të dalë jashtë.

Debati mes tyre duket se ka sikletosur Danjelin, që ngrihet nga krevati dhe largohet.

“Çfarë ke?”, e pyet sërish Lupçe, por ajo i thotë se nuk ka gjë.

Lupçe ka frikë se mos sjelljen e Katerinës e merr për dobësi Kei, që ai e thërret “Zysha”.

“Do bëj siç e di unë, jo siç më thonë të tjerë”, i përgjigjet ajo dhe Lupçe i jep kurajë duke i thënë se Kei është “zero” para saj.

 

Exit mobile version