Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” është folur për shëndetin riprodhues të grave.
Gjinekologu Memli Morina ka folur për ciklin menstrual, ovulimin, rëndësinë e PAP Testit, pastaj menopauzën, etj.
Një pjesë i është kushtuar ovulimin dhe simptomave që jep.
“Ovulacioni është një ndodhi që fillin e ka në ditën e parë të ciklit kur fillojnë të zhvillohen disa folikula dhe prej këtyre 7,8 folikulave vetëm një vazhdon të rritet dhe në gjysmën e muajit, afërisht në gjysmën e ciklit e liron qelizën vezë dhe ky proces quhet ovulacion.
Dhe kjo qeliza vezë që lirohet pret nja 24 orë që të takohet me qelizën mashkullore dhe nëse nuk ndodh bashkimi me qelizën mashkullore atëherë do të vijë cikli i ardhshëm dhe nëse bashkohen atëherë ka filluar një shtatzëni”, tha ai.
Doktori tutje shpjegoi edhe disa nga simptomat që mund të përjetojnë gratë kur janë në fazën e ovulimit.
“Janë ndryshimet emocionale, sekrecionet vaginale, disa gra kanë ndjesi therje në fund të barkut, por te disa nuk ka simptoma”, tha ai.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.
Podcastin e plotë mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/