Fede Valverde u detyrua të largohej në ‘el Clasico’ për shkak të lëndimit dhe po përballet me një garë me kohën për të qenë i aftë për udhëtimin e Real Madridit në Anfield, megjithatë uruguaiani është vendosur në një regjim specifik stërvitor për të ndihmuar atë përpjekje.
Ai nuk është stërvitur në fushë që nga fitorja e së shtunës ndaj Barcelonës dhe plani është të zvogëlojë dhimbjen nga e cila po vuan. Në fakt, ai madje mund të marrë një injeksion për të luajtur (ndalim i dhimbjeve).
Startuesit në ‘el Clasico’ te Real Madridi bënë punë të madhe të dielën e javës së kaluar në stërvitje, megjithëse Valverde mungoi në këtë rast. Veçanërisht, Eden Hazard ishte i përfshirë.
Dani Carvajal u stërvit i vetëm, por ai nuk do të luajë në Anfield nëse nuk ka ndonjë surprizë të madhe.
Raphael Varane mbetet i izoluar pas testimit pozitiv me COVID-19, ndërsa Sergio Ramos dhe Lucas Vazquez janë të lënduar.
Kujtojmë se Los Blancos e fituan takimin e parë çerekfinal ndaj The Reds me rezultat 3-1 dhe kanë një përparësi të madhe në takimin e dytë që luhet në Anfield të mërkurën e kësaj jave. /Telegrafi/