Site icon Telegrafi

Plani i transferimeve prej 100 milionë funtesh i Arsenalit merr formë, dy lojtarë pritet të konfirmohen gjatë javës

Klubi anglez, Arsenali pritet t’i konfirmojë dy transferime gjatë javës së ardhshme dhe kosto e tyre mund të jetë 100 milionë funte.

Arsenali po synon përforcimin e skuadrës për sezonin e ri, pasi duan me çdo kusht të luftojë për trofe ose së paku të renditen në katërshe.

Kështu, drejtuesit e klubit dhe trajneri Mikel Arteta tashmë kanë bërë një plan për transferimet e verës.

Lexo po ashtu Arsenali arrin marrëveshje me Brightonin për transferimin e White për shumën rekorde

Sipas mediumit Daily Star Sunday, Topçinjtë pritet të përfundojnë një marrëveshje prej 50 milionë funtesh me Brighton për qendërmbrojtësin Ben White.

Ky medium shton se klubi londinez po planifikon të kryej gjatë javës së ardhshme edhe transferimin e mesfushorit të Lyonit, Houssem Aouar.

Aouar thuhet se pritet ta ndjek White, ndërsa mund të jetë në dispozicion me një shumë të volitshme këtë verë pasi Lyon uli në mënyrë drastike çmimin e tyre të kërkuar për mesfushorin.

Me paratë që mund të teprojnë nga shifra prej 100 milionë eurosh, drejtuesit do të shikojnë mundësinë edhe të një transferimi tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version