Site icon Telegrafi

Plani “shokues” i Kim: Do t’i zvogëloj të pasmet (Foto)

Kim Kardashian ka humbur shumë në peshë qëkur solli në jetë fëmijën e saj të dytë, por ajo vazhdon të mos jetë e kënaqur.

Përkundër faktit se e ka ‘asetin’ më të famshëm, ylli televiziv ka bërë të ditur se e ka në plan që t’i zvogëlojë të pasmet.

Ajo bëri bujë të madhe në Londër gjatë pjesëmarrjen në Festivalin e Vogue dhe pikërisht aty e njoftoi publikun për planet e saj.

“Dua ta reduktoj prapanicën. Jo të tërën, por është e çuditshme si të ndryshon trupi me fëmijë të ndryshëm”, citon Sun on Sunday fjalët e saj.

Më tej, 35-vjeçarja e ka bërë të qartë se cili është objektivi i saj: “Dua të bëhem si Kim e viteve 2010-2011, prandaj jam shumë e fokusuar që të arrij në atë pikë”. /Telegrafi/

Exit mobile version