Telegrafi

Plani i policisë për natën e Vitit të Ri

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se ky institucion tashmë e kanë bërë gati planin operacional për natën e ndërrimit të moteve.

“Policia me kohë e ka bërë planin operacional në mënyrë që të gjithë qytetarët të festojnë pa probleme. Në kuadër të planit, ne kemi paraparë masat për të gjithë ata që përdorin mjete të rrezikshme dhe si dhe për ata që përdorin armë”, tha Hoxha në Ora e Fundit, duke thënë se për këtë natë e kanë shtuar edhe numrin e personelit policor.

Madje Hoxha e ka edhe një apel se si të veprojnë qytetarët në natën e kësaj feste.

“Ne apelojmë tek të gjithë qytetarët që të jenë më vigjilentë, që të mos përdorin alkool në sasi të tepruar si dhe mos të vozisin nën ndikimin e tij”.

“Si dhe apelojmë prindërit që të kujdesën për fëmijët e tyre”, tha ai. /Klan Kosova/