Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski do të jetë mikpritës i takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.
Në takim janë të ftuar, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, si dhe Gert Jan Kopmann, drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, së bashku me James O’Brien, Ndihmës Sekretari Shtetërorë për Evropë dhe Euroazi të SHBA-ve.
Во пресрет на утрешниот Лидерски состанок во Скопје, посветен на Планот за раст за Западен Балкан усвоен од Европската Комисија, вечерва во пријателска атмосфера со лидерите од Западен Балкан ги потврдивме нашите ставови за интеграција на регионот во ЕУ. pic.twitter.com/zAhdnCWwgP
— Dimitar Kovachevski (@DKovachevski) January 21, 2024
Konferencë për media pritet të kenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajic, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian Gert Jan Kopman, si dhe James O’Brien, ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike.
Gjithashtu, janë ftuar përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA-s dhe Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor, USAID-it, si dhe disa institucioneve financiare ndërkombëtare./Telegrafi/