Site icon Telegrafi

Plani i Manchester United për të afruar Harry Kanen

Manchester United dhe Erik ten Hag janë gati të ndërmarrin hapa drastikë për të hequr qafe Jadon Sancho këtë verë.

Sipas Independent, 23-vjeçari është përfolur si një shitje e mundshme te Tottenhami gjatë bisedimeve në javët e fundit.

Ndërsa nuk ka pasur ende shumë reagime, Djajtë e Kuq shpresojnë të përdorin anësorin si një marrëveshje për Harry Kane, objektivi i tyre kryesor.

Lexo po ashtu Man United ia cakton çmimin final Harry Maguires

Ndërsa Spurs mund të jenë të interesuar për nënshkrimin e Sanchos, Daniel Levy ende po refuzon mundësinë e shitjes së kapitenit të Anglisë tek një rival i top katërshes.

Tottenhami nuk është i gatshëm ta shesë Kanen te klubet angleze, ndërsa ka refuzuar edhe ofertën e dytë të Bayern Munichut prej 80 milionë eurove.

Sulmuesi ka kontratë edhe një vit me Spurs, ndërsa Levy po kërkon më shumë se 100 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version