Telegrafi

Plani i Interit për transferimin e Scamaccas

Gianluca Scamacca është njëri nga sulmuesit më të pëlqyer për momentin në futbollin evropian.

Sulmuesi italian ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm deri më tani me Sassuolon, duke zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha italiane dhe më gjerë.

Juventus, Napoli, Milan, Inter, Roma, Chelsea, Manchester City, Arsenal e Atletico Madrid janë duke u interesuar për shërbimet e reprezentuesit italian.

Por kampioni në fuqi i Italisë, Inter vazhdon të mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin dhe ata tanimë kanë një plan konkret.

Calciomercato ka raportuar se drejtuesit zikaltër janë gëzuar me faktin se Juventus ka transferuar Dusan Vlahovic dhe City në anën tjetër Julian Alvarez, pasi këto dy klube që shiheshin si të fuqishme në garë për Scamaccan tanimë nuk do ta kërkojnë italianin.

Plani i Bepe Moratas është që ta kryej transferimin e sulmuesit italian qysh tani dhe ta lë atë në Sassuolo deri në verë.

Marrëdhëniet e mira mes dy klubeve mund të bëjnë që Scamacca të përfundojë te Interi para ofertave të tjera.

Sassuolo ka bërë të qartë, se pa u paguar shuma prej 40 milionë euro nuk do ta lejojnë largimin e sulmuesit të tyre.

23-vjeçari këtë ediciopn ka zhvilluar 22 ndeshje me Sassuolon ku ka shënuar nëntë gola. /Telegrafi/