Interi është duke planifikuar shkëmbimin e Juan Jesus me yllin e Napolit, Manolo Gabbiadini, i cili pritet ta zë vendin e Adem Ljajicit.
Strategjia e Nerazzurrëve në treg do të varet nga gjetja e një partneri të përshtatshëm biznesor para afatit kalimtar veror.
Sidoqoftë, ata tashmë po mendojnë për lojtarët që i duan. Sipas Tuttosport, trajneri Roberto Mancini e dëshiron Gabbiadinin, i cili te Napoli ka qëndruar në bankën rezervë.
Vlera e futbollistit llogaritet rreth 25 milionë euro, ndërsa ai kërkohet edhe nga Wolfsburgu dhe Tottenham Hotspur.
Përfshirja e Juan Jesusit në marrëveshje dhe kthimi i Adem Ljajicit te Roma, mund t’ia kursejë Interit 11 milionë euro në rast të transferimit të Gabbiadinit. /Telegrafi/