Kandidati i AAK-së për Podujevë, Fatmir Humolli ka thënë se do të ndërtojnë parqe bujqësore që do të jenë në përkujdesje të komunës.
“Secili hektar do të jetë me infrastrukturë të duhur me sistem të ujitjes prej komunës. 1 hektar serë siç e kemi llogaritë ne kushton 100 mijë euro dhe me 100 mijë euro 1 hektarë serë dhe Komuna e Podujevës me 400 hektarë serë angazhimi duhet të jetë 40 milionë euro prej bankave, dhe ne si komunë duhet t’ua heqim interesin e bankës”, ka thënë Humolli në RTV Dukagjini. /Telegrafi/