Barcelona i ka ofruar Liverpoolit mundësinë e transferimit të Philippe Coutinhos.
Skuadra katalunase dëshiron ta rikthejë brazilianin pikërisht aty ku e transferoi, te The Reds.
Anësori nuk ka shfaqur cilësitë që i kishte te Liverpooli, andaj bordi i Barcelonës ka vendosur që t’u ofrojë shërbimet e lojtarit, skuadrës anglez.
Plani është që Blaugranasit mos të paguajnë 50 milionë euro, një bonus shtesë që ishte vënë në klauzolën e lojtarit nga të kuqët e Ligës Premier.
Aty thuhet se nëse lojtari e fiton Ligën e Kampionëve, atëherë Barcelona dueht të paguajë edhe 50 milionë euro.
Coutinho e fitoi trofeun më të madh për klube me Bayern Munichun në vitin 2020 si i huazuar nga katalunasit.
Kështu, Barcelona dëshiron ta rikthejë lojtarin në Anfield, në mënyrë që mos t’i paguajë ato 50 milionë. /Telegrafi/