Erling Haaland në vitin 2024 mund të përfundojë Real Madrid, pasi klubi mbretëror ka ndryshuar planin e tij strategjik në lidhje me sulmuesin.
AS shkruan se klubi po punon për këtë ide, atë të aktivizimit të klauzolës së largimit të norvegjezit me Manchester City brenda dy vitesh.
Sulmuesi norvegjez ka një klauzolë prej 150 milionë eurosh në kontratën e tij.
— Manchester City (@ManCity) June 18, 2022
Mbetërit kishin në plan për këtë verë Kylian Mbappen, ndërsa pas një viti do të tentonin për Eling Haaland, gjë që ishte konfirmuar edhe nga Florentino Perez në emisionin El Chiringuito.
Përfshirja e klauzolës së lirimit prej 150 milionë eurove nga viti 2024, nuk ishte ekskluzivisht për Real Madridin, por e përshtatshme për interesat e tyre, si të klubit, po ashtu edhe të lojtarit.
Throwing back to @ErlingHaaland in the gym! 💪#ManCity pic.twitter.com/swOszfc1W9
— Manchester City (@ManCity) June 18, 2022
Kur kihet parasysh që pas dy vitesh Haaland do të ishte vetëm 23 vjeç, klubi e mendon një trashëgimtar për Karim Benzema dhe emri i tij është Erling Haaland. /Telegrafi/