Site icon Telegrafi

Plani i Biden për rritjen e tatimeve, 50 Cent: Nuk dua të shndërrohem në 20 Cent

(Foto: Instagram/50cent)

Reperi amerikan, 50 Cent, e ka mbështetur kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Një prej arsyeve për këtë vendim të tijin është qëllimi i kandidatit republikan, Joe Biden, që t’i rritë tatimet.

Sipas tij, të gjithë që kanë para do të ikin në rast se Biden bëhet president, pasi që nga 50 Cent, ai do të shndërrohej në 20 Cent.

“Po, nuk dua të jem 20 Cent. 62 për qind (plani i Biden për rritjen e tatimeve) është ide shumë, shumë e keqe. Nuk më pëlqen”, ka shkruar reperi në Twitter.

Ndërsa në një reagim në Instagram, ai ka shkruar: “Po i bëj gati valixhet, të gjithë që kanë para do të ikin”. /Telegrafi/

Exit mobile version