Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë dy talentët më të mëdhenj të sulmit, ndërsa Real Madridi i dëshiron që të dy në Santiago Bernabeu.
Drejtorët e Los Blancos janë të vetëdijshëm se do të jetë një mision shumë i vështirë, mirëpo janë ambiciozë për t’ia arritur qëllimit.
Plani është që sulmuesin e Borussia Dortmundit ta transferojnë sivjet, ndërsa atë të Paris Saint-Germainit në verën e vitit të ardhshëm.
Me Luka Jovicin që nuk ka sukses, skuadra ka nevojë për një partner efektiv të Karim Benzemas, ndërsa reagimi i Haaland para portës do t’i shërbente Realit. Nga ana tjetër, Mbappe mund të luajë kudo në fazën ofensive.
Sulmuesi norvegjez ka një klauzolë në vlerë prej 75 milionë eurosh, ndërsa ai i PSG-së pas vitit 2021 do të ketë edhe një vit në kontratën e tij dhe mundësia për ta transferuar do të jetë më e madhe, pasi klubi francez nuk do të dëshirojë ta humbë pa para një vit më pas. /Telegrafi/