Telegrafi

Planet transferuese të Spallettit dhe taktika e planifikuar e lojës

Luciano Spalletti do të përpiqet ta mbajë Ivan Perisicin te Interi, ta huazojë Gabriel Barbosan dhe t’i transferojë Federico Bernardeschin dhe Domenico Berardin.

Sipas Gazzetta dello Sport, mesfushorit kroat i pëlqen ideja që t’i bashkohet Manchester Unitedit, mirëpo ish-trajneri i Romës dëshiron ta mbajë atë me çdo kusht në Giuseppe Meazza.

Lexo po ashtu Interi pranon ofertën e Djajve të Kuq për Perisicin?

Për më shumë, Gabigol mund të dërgohet te ndonjë skuadër për të përfituar më shumë përvojë për të luajtur në ekipin e parë.

Ndërkaq, në rast se Interi e shet Perisicin, atëherë me paratë e fituara, trajneri i ardhshëm i Nerazzurrëve do t’i blejë Bernardeschin dhe Berardin.

Gazeta bën të ditur se Spalletti planifikon të luajë me formacionin 4-3-3, me Mauro Icardin që do ta udhëheqë sulmin, ndërsa Andrea Pinamonti do të jetë në bankën rezervë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Interi arrin marrëveshje me Spallettin, të hënën zyrtarizimi