Telegrafi

Planet për ta vizituar Kosovën dhe gatishmëria për t’i mbështetur shqiptarët, Bebe Rexha: Kam lindur në New York, por zemra ime pompon gjak shqiptari

Ylli botëror i muzikës, Bebe Rexha, ndodhet në Shqipëri pas tërmeteve tragjike që morën dhjetëra jetë dhe kanë lënë qindra të lënduar.

Me rastin e arritjes në aeroportin e Rinasit, 30-vjeçarja ka dhënë një intervistë lidhur me udhëtimin e saj në vendin amë dhe për planet e të ardhmes.

Lexo po ashtu Bebe Rexha e thotë në shqip: Jam krenare që jam shqiptare

Gjatë një prononcimi për Telegrafin, ajo ka shprehur keqardhje që është dashur të vijë në një situatë të tillë dhe jo për një koncert.

“Unë kam lindur në qytetin e New Yorkut, por zemra ime pompon gjak shqiptari, prandaj çfarë do të që ndodhë, unë gjithmonë do të vij për t’i mbështetur”, ka deklaruar këngëtarja.

Gazetari i Telegrafit e ka pyetur Beben lidhur me planet për ta vizituar Kosovën në të ardhmen, ndërsa ajo është përgjigjur: “Shpresoj. Do të doja shumë…”, teksa ka theksuar se kurdo që të gjejë kohë me shumë dëshirë do t’i vizitonte trojet shqiptare. /Telegrafi/