Site icon Telegrafi

Plaku që ndihmoi ta ndalte hajnin, ra edhe vet për toke e tash po kritikohet nga plaka! (Video)

Raul Munoz nga Santiago i Kilit, nuk ka hezituar të ndihmojë e të ndal një të ri që kishte vjedhur në një argjendari.

Por, 84-vjeçari që e zgjati këmbën për ta rrëzuar atë, ra edhe vetë i lënduar në kokë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, pensionisti është shëruar, derisa 15-vjeçari që po ikte është ndaluar dhe arrestuar.

“Dëgjova dikë që thërriste për ndihmë dhe pashë djaloshin që vraponte. Nuk munda të rri indiferent dhe e sulmova, por më pas nuk di çfarë ndodhi”, ka thënë Munoz.

Derisa të gjithë po e lavdërojnë veprimin e tij, është një person që po e kritikon.

“Nuk ka pasur nevojë të vepronte kështu, sepse mund të lëndohej edhe më shumë. Ai është i moshuar dhe i dobët me shëndet”, ka thënë gruaja e tij, e cila është hidhëruar dhe nuk i ka folur për disa ditë. /Telegrafi/

https://youtu.be/L2OyAchMLoQ

Exit mobile version