Kombëtarja Shqiptare gjatë qëndrimit thuajse tre javor në Perros-Guirec, ndryshoi ritmin e jetës në qytezën e pjesës më lindore të Francës, duke bërë për vete shumë banorë vendas.
Njëri prej tyre është 87-vjeçari Georges Giamberini, një i moshuar me origjinë italiane, të cilit mbrojtësi Mërgim Mavraj i dhuroi një fanellë të Kombëtares.
Pikërisht me fanellën kuqezi në duar, Giamberini përshëndeti të gjithë delegacionin e kombëtares në momentin që po largohej përfundimisht në Perros-Guirec, pas mbylljes së ndeshjeve në Grupe që zyrtarizuan eliminimin ndoshta të pamerituar të Shqipërisë.
Shtëpia e tij përballë hotelit L’Agapa, në rrugën që të çonte drejt stadiumit Ives Le Jannou, u vizitua edhe nga Supersport që me transmetimet e drejtpërdrejta ofroi emocione të shumta nga jeta kuqezi në Perros Guirec.
Giamberini, si shumë banorë të tjerë të Perros – Guirec, në njëfarë mënyre u shndërrua në një fans i zjarrtë i Shqipërisë, sepse ngjyrat kuqezi u bënë pjesë e jetës së tij të përditshme. Një lamtumirë e përzemërt për kombëtaren që fitoi simpatinë e shumë francezëve.