Dan Hubbert nga Hull i Anglisë, ka mbetur i habitur kur shikoi materialet e kamerave të sigurisë dhe pa se kush ia preu telin e dritave të dekorimeve.
Ishte një plakë misterioze që lëvizte me vështirësi, që hyri ngadalë në oborrin e 41-vjeçarit gjatë orëve të hershme të mëngjesit, transmeton Telegrafi.
“Ka mundur ta zë rryma dhe të mbetej me lëndime të konsiderueshme, pa asnjë arsye”, ka thënë Hubbert.
Pronari i dëmtuar ka thënë se nuk ka asnjë konflikt me fqinjët, teksa nuk e njeh këtë grua të veshur dhe të mbuluar me kapelë.
Shikuesit e videos, kanë thënë se mund të jetë ndonjë keqbërës që është veshur në atë formë dhe ecte ngadalë, vetëm që të dukej si plakë. /Telegrafi/
https://youtu.be/b9U_F839lNY